Subscribe

Stuhitë e forta dhe rrebeshet do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës, më të theksuara të shtunën.

 

Për pasojë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron autoritetet vendore për përmbytje lokale dhe probleme në rrugë.

 

ANIRA GJONI

INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE

“Ditën e premte dhe të shtunë presim reshje intensive dhe shumë intensive në qarkun e Shkodrës, në qarqet e Kukësit, Dibrës, presim që të ketë reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Në Lezhë, Durrës dhe Tiranë presim reshje lokalisht intensive pjesa tjetër e vendit presim reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Presim që të kemi vërshime të shpejta  të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.”

 

 

Reshjet do të vijojne edhe në fillim të javës, por do të jenë më të dobëta.

 

ANIRA GJONI

 

INSTITU I GJEOSHKENCAVE

 

“Dita e dielë, e hënë dhe martë vijojnë më reshje, por do të jenë më të dobëta. Gjithë muaji nëntor presim që të jetë me reshje të herëpashershme, por do të kemi edhe ditë me diell.”

 

Temperaturat gjatë të shtunës do të luhaten nga 7 gradë në vlerat më të ulëta, deri në 19 gradë, në vlerat më të larta, ndërsa era në bregdet dhe zonat malore do të jetë e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *