Subscribe

Kjo fundjavë flet me gjuhën e klasikëve dhe atë të Hollivudit. Shekspir, Bellini, muzikal si në Brodëay, por edhe shfaqjet të ndërthurura si në teatrot e vjetra franceze mbërrijnë në kryeqytet. Premiera e kësaj fundjave është një opera. Historia e dashurisë së “Romeos dhe Zhuljetës” vjen në petkun e artistëve Vikena Kamenica e Eva Golemi në Teatrin e Operës dhe Baletit. “Kapuletët dhe Montegët”, nën regjinë e zvicerano-turkes Aylin Bozok vjen për herë të parë mbrëmjen e së dielës, por nuk do ta ndalë rrugëtimin.

Aktorët e Teatrit Kombëtar na ftojë të qeshim me komedinë shekspiriane “Zbutja e Kryeneçes”, e cila e vijon rrugëtimin e saj artistik që nga fundjava e shkuar. Edhe pse jo me të njëjtin impakt dhe jehonë të Çehovit, biletat me çmim më të lirë se në teatrot e tjerë të kryeqytetit, Shekspiri vazhdon të tërheqë publikun. Por, nëse klasikja nuk është në shijet e gjithkujt kryeqyteti ofron edhe më shumë. Teatri eksperimental vijon të ngjisë në skenë muzikalin “Të çmendurit Adams”, me të njëjtin koncept regjisorial si po shfaqet në Broduej, por i përshtatur për familjet shqiptare. Ndërkohë një tjetër shfaqje ku përfshihen akrobacitë, teatri për fëmijë, muzika, kënga pore dh aktrimi vjen në teatrin e Metropolit në kuadër të javës së frankofinisë në Tiranë. Artistët Agathe Berdnardz dhe Thibaud Ader vijnë këtë të shtunë në ora 11.00 në Teatrin e Kryeqytetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *