E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Fundjava kulturore në Tiranë

Një sërë shfaqjesh do të rivihen për publikun e kryeqytetit këtë fundjave.

 

Teatri Eksperimental sjell dramën Antigona me regji të Andrea Brusque, e po ashtu komedinë e zezë “Mbretëresha e Bukurisë” me interpretim të Ermira Gjatës dhe Laura Nezhës si dhe “Magjinë e Jozef Biderit”.

 

Reklamë

Amfiteatri në Tiranë në 18 dhe 19 Maj do të rezervojë muzikë tradicionale nën titullin “Hitet e veriut” e po ashtu edhe komedinë muzikore “Prapaskenat e Fatit” nga Herion Mustafaraj.

 

Publiku do të mund të shikojë në galerinë Kombëtare të arteve koleksionin interesant nga Jan Dibbets dhe ekspozitën e Sokol Beqirit.

 

E në Qendrën për hapje dhe Dialog në kryeministri, nga mbrëmja e të premtes ekspozohet një koleksion me imazhe nga Shqipëria e viteve 20 dhe 30.

 

Ndërsa për publikun e vogël, në teatrin e kukullave, trupa aktoriale nga Elbasani do të ngjisë shfaqjen “ Magjistari i Ozit.

Më shumë video

Reklamë