Reshjet e dëborës rikthejnë atmosferën reale të dimrit në rajonin juglindor të Korçës.

 

Pas një ndërprerje disa ditore të këtyre reshjeve, dëbora është rikthyer në kushtet e një moti me temperatura të ulta. Reshjet e dëborës nisën të bien në orët e mbrëmjes, por nuk zgjatën edhe për shkak të ftohtit.

 

Në orët e mëngjesit të së premtes, me ngritjen e temperaturave, dëbora nuk la gjurmë sidomos në qytetin e Korçës.

 

Trashësia e saj ka aritur në disa centimetra në zonat e larta malore të Korçës dhe Pogradecit. Reshjet kanë qënë më të dendura në fshatrat e Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit dhe atyre të zonës së Mokrës në Pogradec.

 

Nuk janë raportuar bllokime të rrugëve, por nga ana e saj policia rrugore këshillon kujdes për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt fshatrave turistikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *