Kjo është e diela e tretë që Shqipëria u zgjua në izolim total. Nga ora 13:00 e së shtunës dhe deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, çdo aktivitet është i mbyllur.
Lëvizja e këmbësorë ve dhe automjeteve është e ndaluar dhe të gjitha bizneset kanë ulur qepenat, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe marketet.
Në rrugët e zbrazura të kryeqytetit qarkulluan sot vetëm patrullat e policisë dhe ushtrisë, ndërsa të pakta ishin mjetet që lëvizën me autorizim.
Ndërkohë që i gjithë vendi është në karantinë, në Katedralen e Shën Palit, mesha për të dielën e parë të javës së Pashkëve Katolikle u mbajt pa besimtarë. Dhe mesazhi i javës së pashkëve u lidh edhe me situatën:
“XHORXH FRENDO
ARQIPESHKVI MITROPOLIT I TIRANES E DURRESIT
Pergjigjen e vetme e gjejme ne misterin qe do ta kremtojme gjate kesaj jave. Krishti u be viktime e padrejtesise. U torturua barbarisht por u kurorezua me fitore mbi vdekjen dhe mbi mekatin. Keshtu u be burim shprese dhe kuraje per te gjithe ne në situata si kjo qe po perballojme ne kete periudhe.”
Edhe në Shkodër, klerikët katolikë, edhe pse të paktë në numër, u mblodhën për të kremtuar nisjen e javës së Pashkëve. Vetë Kisha katolike nuk ka bërë thirrje për grumbullimin e besimtarëve.
Ndërsa në qytetet e tjera të vendit si Berati, Durrësi, Fieri, Vlora, Peshkopia, Korça, Fushë Kruja etj, qytetarët janë izoluar në banesat e tyre duke zbatuar urdhrat e autoriteteve.