Hakil Osmani në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me ka bërë parashikimin e moti për fundjavën, por edhe fillimin e javës që vjen.

 

Dita e premte do mbetet në ndikimin e masave me vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë do të kemi një mot më të qëndrueshëm duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave malore dhe duke bërë që ultësira perëndimore të ketë intervale me kthjellime.

 

Përsa i përket fundjavës, pritet të kemi mor me diell dhe temperatura të larta. Intervalet e gjata me vranësira do të jenë prezente në zonat bregdetare dhe zonat e ulta, ndërsa kalimet e pakta të vranësirave pritet ti kemi në zonat malore por nuk do të ketë reshje shiu.

 

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të rriten dita-ditës, duke bërë që deri ditën e dielë max të luhaten në vlerën 35 apo 36 gradë në qytetet e zonës së ulët, në qytetet e zonave bregdetare pritet ti kemi nga 32-34 gradë. Pra do të kemi një fundjavë jo vetëm me diell por edhe me temperatura shumë të larta.

 

Edhe e hëna do të jetë me diell dhe temperatura të larta. Max do shënojnë deri në 33 gradë, pra 6-7 gradë më të larta se normalja. Pritet që temperaturat të arrijnë në fillim të javës edhe deri në 35-36 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *