E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fundjava artistike në Tiranë

Teatrot e fëmijëve këtë fundjavë ofrojnë shfaqje për të rritur, ndërsa teatrot për të rritur edhe shfaqje për fëmijë. Ndërsa javën e shkuar, fëmijët u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar për herë të parë, këtë radhe një shfaqje për të rritur vjen në teatrin e Kukullave. “Një jetë me ty”, vjen me aktorët Romir Zalla, Suela Bako e Vilma Hodo që gjithashtu ngjiten për herë të parë në skenën e teatrit të kukullave për të përcjellë komedinë e Erion Kames. “Kujtesa e ujit” vijon rrugëtimin artistik në teatrin kombëtar edhe këtë fundjavë, ndërsa një vepër tjetër ku mungon uji, diku në shkretëtirë vjen në teatrin e metropolit. “Nata arabe”, vjen pas një premiere të duartrokitur. Teatri Eksperimental vazhdon traditën me dy shfaqje të ndryshme për fëmijët gjatë pjesës së parë të ditës dhe dy shfaqje eksperimentale nga pasditja në mbrëmje. “Quhem Ballkan” është motoja e skenës eksperimentale këtë fundjavë që do të presë vepra nga Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Kroacia. Me gjuhën e ngjyrave të ndezura flet edhe arti vizual këtë fundjavë. Janë ditët e fundit të ekspozitës së piktores turke Tylin Onat në Galerinë e Arteve dhe ikonat e shumëpërfolura të shpëtuara në Muzeun Historik Kombëtar.

Më shumë video

Reklamë