Subscribe

Dialogu me Serbinë s’mund të vijojë pa përmbushur marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, mes të cilave dhe atë për formimin e bashkësisë së komunave serbe. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për “Dewtche Wellen”. Mustafa tha se funksionimi i strukturave paralele cenon sovranitetin e Kosovës.
Zhvillimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve duhet të ndërlidhet paraprakisht, por asociacionin duhet ta ndërlidhim me zhbërjen e strukturave paralele serbe, sepse do të ishte e pakuptimtë, që ne ta themelojmë asociacionin në kohën kur akoma veprojnë strukturat paralele serbe. Kjo është një përgjegjësi që duhet të realizohet nga të dyja palët, sepse ne nuk mundemi të shkojmë parpara me disa procese, ndërsa kemi procese që e degradojnë asociacionin dhe vazhdimi i funksionimit të strukturave paralele do ta pengojë edhe shtrirjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vet.
Mustafa ka përshëndetur kthimin e opozitës në Kuvend, ndërsa ka ftuar atë të miratojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *