Kjo është ajo çka ka mbetur nga kampi famëkeq i Idomenit, qe per disa muaj strehoi rreth 14 mije emigrante. Te vendosur ne kete zone ne kufirin me Maqedoninë, refugjatet e panë ate si pike shprese, pasi prej andej do te kalonin drejt Europes Veriore. Por me mbylljen e korridorit ballkanik, ëndrra e tyre u pre ne mes. Këto jane gjurmët qe lane pas ata qe jetuan ne ketë kamp, tashme qe evakuimi nga autoritetet greke përfundoi. Per ministrin grek te rendit operacioni tre ditor u zhvillua i qete dhe pa incidente. Edhe pse kishin paralajmëruar se do te bënin rezistence, kjo nuk ndodhi. Kampi i Idomenit u shndërrua ne simbolin e vuajtjeve te emigranteve, qe sfiduan kushtet çnjerëzore. Ai ishte qendra e tensioneve mes emigranteve dhe policisë greke e maqedonase. Jo rralle here refugjatet u përplasen me forcat e rendit ne përpjekje per te thyer barrierat, qe pengonin vazhdimin e udhëtimit drejt destinacioneve europiane. Aktualisht te zhvendosurit po strehohen ne qendrat e ngritura nga autoritetet greke, por pa e ditur se çdo te ndodhe me pas.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *