Një pjesë e mirë e njerëzve pothuajse çdo mëngjes konsumojnë një banane, shpeshherë ato konsumohen edhe në dreka, në përdorimin e ëmbëlsirave. Por ky frut shumë i shijshëm shumë shpejt mund të ‘vdes’.

 
Siç raporton Washington Post, një kërpudhë që sulmon bananen e quajtur Fusarium Wilt ka sulmuar bananet me të cilat jemi ‘familjarizuar’ çdo ditë.

 
Kërpudha vdekjeprurës është shtrirë në të gjithë Azinë Juglindore dhe Australi, duke zhdukur njëra pas tjetrës pemët e bananeve. Ekspertët thonë se tani është zbuluar në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

 
“Edhe më keq se kjo, duket vetëm një çështje kohe para se të përfundojë në Amerikën Latine, burimi më i madh i bananeve për Shtetet e Bashkuara”, shkruan WP.

 
“Kërpudha “Fusarium Wilt” është disi e papërshkueshme ndaj pesticideve. Është kaq e fshehtë që, ashtu si djali i keq në fund të filmave, mund të pretendojë të jetë i vdekur dhe pastaj befas të ngrihet dhe të fillojë vrasjen përsëri”, e përshkruan Washington Post.

 
Shkencëtarët po bashkohen dhe po përpiqen të krijojnë versione të modifikuara gjenetikisht të bananes Cavendish që mund të sfidojnë helmin e “Fusarium Wilt”.

 
“Shkencëtarët thonë se ne mund të shohim një të ardhme ku banane të gjitha zhduken nga raftet e dyqaneve”, shkruan WP.

 
Fruti i bananes me ngjyrë të ndezur, plot kalium dhe shije ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit. Lind pyetja me çfarë mund ta zëvendësojmë?

 
“A mund të hahet fasule jeshile për mëngjes? Ose shegë? Këto me të vërtetë janë kohë të vështira”, përfundon Post./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *