Subscribe

Nga Dimali, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e Partisë Demokratike Lulzim Basha perseriti mbeshtetjen ndaj prokurise se posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. ai theksoi se  fundi i pandëshkueshmërisë politike është fillimi i një Shqipërie europiane.

“Padiskutim pritshmëritë ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politikishe dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”

Kreu i PD komentoi edhe deklaratat e ish zevendes kryeministrit Arben Ahmetaj për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“S’kanë kaluar as 10 ditë që kur zv.kryeministri tregoi me gisht Ramën e Veliaj si bashkëpronar dhe përfitues të skemës më korruptive, afera e inceneratorëve. Kjo tregoi që janë të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion. Kjo tregon pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë se kanë frikë. Deri para ca kohësh i kishin në xhep prokurorë e gjyqtarë, hetimet përfundon në asgjë apo nuk çelshin fare. Frika e të paprekshmeve nga drejtësia është edhe produkti i parë i reformës në drejtësi”

Lulzim Basha thotë se partia demokratike ka gati një program ekonomik, social e politik të hartuar nga ekspertë vendas dhe të huaj. Ai shprehet i bindur per fitore ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *