E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Video · Vendi

“Fund darkave e festave luksoze”

Është bërë tashmë traditë që institucionet publike zhvillojnë dreka apo darka festive në fund të vitit  shpesh herë në restorante luksoze të kryeqytet, ndërsa faturat e këtyre festave i kalojë taksapaguesve.

 

Agjencia e Prokurimit Publik nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka paralajmëruar se dega e thesarit nuk do të ekzekutojë fatura të tilla.

Me qëllim miremenaxhimin e fondeve publike, Agjencia e Prokurimit i kërkon autoriteteve kontraktore që të anulojnë procedura të tilla tenderimi. Sipas agjencisë, në muajin dhjetor prokurime me vlera të vogla janë shtuar ndjeshëm nga institucionet dhe kompanitë publike.

Ky njoftim i agjencisë vjen në një kohë kur prokurimet për darka festive janë zhvilluar, ndaj ky urdhër duket se nuk ka më efekt. Ndërsa mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajnë degët e thesarit në janar.

Më shumë video

Reklamë