E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fund barbarisë me mjedisin

Përveç moratoriumit te pyjeve, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese për t’i dhëne fund masakrës mjedisore të ndodhur gjatë dy dekadave të fundit. Ai i beri këto deklarata nga Elbasani, ku asistoi në pyllëzimin e zonës pranë lumit Shushicë dhe sistemimin e shtratit të Shkumbinit. Edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, përforcoi edhe idenë se, moratoriumi për pyjet është jetik për vendin, pasi shmang erozionin dhe daljen e lumenjve nga shtrati. Moratoriumi 10 vjeçar i pyjeve, parashikon të rivitalizojë zonën e degraduar përgjatë lumit Shushicës, si edhe të sistemojë shtratin e lumit Shkumbin, i cili disa javë më parë, përmbyti me qindra hektarë tokë bujqësore, në Elbasan dhe Lushnje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë