Subscribe

Për të promovuar bukuritë e zonës së Funarit, për të 3-tin vit rradhazi është organizuar ” Funar Fest” bio turizëm. Funar Fest “lindi” për promovimin dhe kthimin e tij në destinacion turistik. E ndodhur Vetem 20 km nga Elbasani dhe 25 km nga Tirana Funari ka potencialin për tu shëndrruar në një ndër vendet turistike më të bukura në Shqipëri fal edhe natyres së virgjër që ofron.

 

Deputetja e Elbasanit Evis Kushi u shpreh se Funari shume shpejt do të kthehet ndër dëstinacionet e preferuara të turisteve jo vetem vendas por edhe te huaj.  Nënkryetari i bashkisë Elbasan ftoi të gjithë dashamirësit e natyrës që ta vizitojne këtë vend dhe të mrekullohen nga bukuritë e relievit.

 

Gjatë festës së zhvilluar mes 4 liqeneve të mrekullueshme banoret e zonës prezantuan edhe prodhimet e tyre bio tradicionale. E pasur me pyje të shumëllojshme, me liqene të pastër dhe një natyrë thuajse të pashkelur, Funari është një nga bukuritë më të mëdha të Bashkisë Elbasan, por edhe të vendit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *