E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Fun Run” mbledh bashkë 2000 nxënës, Veliaj ndan çmimet e para: “Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota”

Një ditë para Maratonës së madhe në kryeqytet, në ritmin e garave sportive u zhvillua “Fun Run Tirana”, një aktivitet i veçantë që mblodhi së bashku 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

Me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit, ky event shënoi një festë të madhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm për të ndarë çmimet e para për nxënësit pjesëmarrës.

“Mbi të gjitha shpresoj shumë që ashtu siç menaxhuam sot maratonën e të rinjve, ashtu ta menaxhojmë nesër maratonën e profesionistëve. dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë treguar durim, që kanë spostuar makinat, që kanë evituar të dalin dhe të shtojnë trafik sidomos në këtë ditë, që këtë fundjavë qytetin ia kemi dedikuar totalisht sportistëve, 4000 turistë që na kanë ardhur dhe që janë vrapues profesionistë.”

Më herët, Taulant Stermasi , drejtuesi teknik i maratonës, u ndal në kontributin që pritet të japë eventi në turizmin sportiv.

“Sot Tirana ka një maratonë që është vërtetë destinacion për një turizën sportive që është shumë i rëndësishëm. përveç sportit elitar, që është i rëndësishëm për të patur rezultate cilësore, ne duam turizën sportive. qytetarë të botës ta shohin Tiranën si një pikë destinacion jo vetëm për turizën kulturor, artistik. jam Shumë i sigurt që kemi pjesëmarrjen më të madhe që kemi patur ndonjëherë në maratonë.”

Atletja Luiza Gega e cila këtë vit do të garojë në kategorinë 42 km, ndau emocionet e sfidës.

“Ky është një nga aktivitetet më emocionuese për mua. atë që e bën të veçantë është fakti që garoj në vendin tim, kjo është arsyeja pse unë çdo vit mezi pres të marr pjesë. Kur shikoj që Tirana ka marrë këtë përmasa të mëdha në maratonë që çdo vit e më shumë po shtohet pjesëmarrja”

Me mbështetjen e qytetarëve dhe praninë e shumë të rinjve, Tirana po përgatitet të mirëpresë të dielën një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive me pjesëmarrës nga e gjithë bota./vizionplus.tv

Më shumë video