Subscribe

Pasi mori pafajësinë ne Apel, tashme Ardian Fullani hidhet ne sulm dhe kërkon nga Kuvendi dhe Banka e Shqipërisë dëmshpërblim. Ish-guvernatori qe tashme duket se i ka kopsitur punët me drejtësinë, kërkon pagën qe do te përfitonte si guvernator deri ne fund te mandatit te tij. Në padinë e depozituar në Gjykatën Administrative Ardian Fullani, thotë se duhet te dëmshpërblehet financiarisht që prej datës së shkarkimit si Guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, deri në vitin 2018, atëherë kur parashikohej përfundimi i mandatit. Fullani u shkarkua nga detyra në shtator të vitit 2014 dhe u akuzua për shpërdorim detyre, në çështjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës se Shqipërisë. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, vendim i cili u la në fuqi në tetor të vitit 2015 edhe nga Apeli. Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, Fullani në të gjitha veprimet e tij të renditura në akuzë nga Prokuroria, nuk përmbajnë fare në vetvete elemente kundërligjshmërie. Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milionë euro për blerjen e Hotel Dajtit, në vendimin e saj Gjykata argumentoi se ish-guvernatori nuk ka kryer vepër penale, pasi vendimi për shitjen e hotelit nuk është bërë prej tij, por nëpërmjet procesit vendimmarrës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës me unanimitet të votave nga anëtaret e tij. Pas vendimit Prokuroria nuk e ankimoi në Gjykatën e Lartë çështjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *