Gjykata Administrative nisi shqyrtimin e padisë së ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili kërkon një dëmshpërblim prej rreth 38 milionë lekësh. Në hapjen e procesit, Kuvendi dhe Keshilli Mbikqyrës parashtruan kërkesat e tyre sipas të cilave, padia e Fullanit është e pabazuar dhe se shkarkimi i tij është bërë konform procedurave. Por ndryshe mendojnë mbrojtësit e Fullanit. Ata thanë se shkarkimi i klientit të tyre u bë për shkak të arrestimit të tij. Për këtë Gjykata tha se do të shprehet në mbyllje të procesit, i cili vazhdon me pretendimet e të dyja palëve. Ardian Fullani u shkarkua në shtator të viti 2014 dhe në padinë që ka depozituar pranë Gjykatës Administrative, kërkon pagën dhe përfitimet e tij si Guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Mandati i tij do duhej të mbaronte më nëntor të vitit 2018, që do të thotë se Fullani kërkon pagën e tij për 50 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *