Subscribe

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, përveç 40 milion lekëve që kërkoi nga dëmshpërblimi për largimin e tij të parakohshëm nga puna, kërkon edhe dëmshpërblim për dëmtimin psikologjik të shkaktuar gjatë prangosjes së tij ne shtator të 2014. Në Gjykatën e Administrative këtë të enjte, avokati i Fullanit, Maks Haxhia, pohoi se, nëpërmjet ekspertizës së psikologes Jonida Haxhiu, vërtetohet fakti se, shkarkimi nga detyra që i bëri Kuvendi në shtator dhe burgosja e ish-guvernatorit ka rënduar anën psikologjike te klientit të tij. Por përfaqësuesit e kuvendit dhe të Bankës së Shqipërisë, të pranishëm në sallën e gjyqit theksuan se dëmi psikologjik Fullanit nuk iu shkaktua prej largimit nga detyra, por per shkak te publikimit te lajmit në media. Në të njëjtën kohë avokatët e dy institucioneve të paditura nga ish-kreu i Bankës Qendrore, kërkuan rrëzimin e padisë me argumentin se ishte bërë jashtë afateve që parashikon ligji. Por kjo kërkesë u rrëzua nga relatori i çështjes Bezar Kaçkini si e pabazuar ne ligj. Fullani, u shkarkua në shtator të viti 2014 dhe në padinë që ka depozituar në Gjykatën Administrative, kërkon pagën dhe përfitimet e tij si guvernator dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Mandati i tij do duhej të mbaronte më nëntor të viti 2018, që do të thotë se Ardian Fullani kërkon pagën e tij për 50 muaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *