Subscribe

Brukseli lë pas krahëve gjuhën diplomatike. Zyrtarë më të lartë të unionit i kanë bërë të ditur palëve në Tiranë të zgjidhin me urgjencë bllokimin e reformës në drejtësi. Ndryshe, nuk ka asnjë shans për hapjen e negociatave për anëtarësim. Stefan Fule, ish-komisioner për Zgjerimin në BE, thotë për Vizion Plus se palët kanë një rrugë zgjidhje për ngërçin: opinionin e Komisionit të Venecias. E ndërsa Parlamenti shqiptar ishte përfshirë në replika të ashpra politike mes mazhorancës dhe opozitës, Komisioneri për Zgjerimin në BE Johanes Han, këmbënguli në konsensus për reformën para verës. Tashmë mazhoranca dhe opozita i kanë të përcaktuara qartë çfarë duhet bërë për të ecur përpara drejt integrimit europian. Mesazhet e forta u bënë nga eurokomisioneri Han edhe gjatë takimeve që pati një ditë më parë me krerët më të lartë të shtetit e politikës. Komisioneri Han i bëri deklaratat gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ndërkohë kur kishte nisur takimi, Han morri një lajm të mirë, për herë të parë u bë gjysh. Moment të cilin e përshkoi si emocionues. Personalisht nuk do ta harroj kurrë këtë konference, pasi u informova, pikërisht kur po mbaja fjalimin se u bëra gjysh per here te pare. Kështu që me kuptoni nëse nuk jam tërësisht i përqendruar. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shfrytëzoi rastin dhe i dhuroi një ikonë ilire të riprodhuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *