E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ftesat e Ramës për Bashën/ Leskaj: Bashkëpunimi është i nevojshëm

Kur pyetet për ftesat e njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha për bashkëpunim, Valentina Leskaj kujton se Partia Socialiste e ka në traditë këtë.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ish-ministrja nënvizoi se të bashkëpunosh për arritjen e reformave të rëndësishme, është e nevojshme.

 

“Jam për bashkëpunimin dhe e kam thënë vazhdimisht. Qysh në vitin 2007, në emër të Partisë Socialiste, ne kemi kërkuar dhe kemi bërë propozim për pesë reforma të përbashkëta që mund të bëheshin bashkë dhe për një pakt kombëtar për disa reforma. Ripërsëritja nga Partia Socialiste e këtij propozimi, unë them që është gjëja më e mirë për bashkëpunim. Nuk po flas për koalicion a bashkëqeverisje. Bashkëpunimi është i nevojshëm nëse duam të bëjmë reforma të qëndrueshme.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë