Edhe këtë të premte, kryeministri Edi Rama komentoi ftesën që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas 25 prillit.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gratë në Tiranë, kreu i qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Sali Berishës me Ilir Metën, me qëllim për të mbledhur sa më shumë vota. Por, e konsideroi një ftesë për të ardhmen e Shqipërisë.

 

“Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota. Thirrja është për ta bërë politikën ti ngjajë sado pak në mos shumë shqiptarëve, përballë tërmetit, pandemisë rrezikut dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi mos të vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njërzit mos të kenë frikë të hyjnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *