Ish-deputeti i PD, Arben Ristani komentoi në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” ftesën e kryeministrit Edi Rama për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Ristani nuk ngurroi ta akuzojë Ramën për tallje dhe tha se Lulzim Basha nga ana tjetër, flet vetëm për gjëra serioze.

 

“Është tallje për çdo gjë dhe çdokënd. Është një karagjozllëk në të tërën e vet, duket dallimi mes një njeriu serioz që flet për gjëra serioze dhe një njeriu që tallet dhe bën humor për çdo gjë dhe çdokënd. Bashkëpunimi është vetëm institucional, gjithmonë opozita bashkëpunon me pozitën për qëllime të mira. Duke qenë në prag të zgjedhjeve, bashkëpunimi që do Rama të përcjellë Rama te elektorati, nuk ekziston. Një parti duhet të fitojë zgjedhjet.”

 

Në mënyrë të përsëritur, kreu i qeverisë ka ftuar Bashën për bashkëpunim pas 25 prillit, por vetëm nëse shkëputet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Kjo ftesë është refuzuar nga Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *