Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se FSK po modernizohet me mjete ushtarake. Bëhet e ditur se 51 automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë do të jenë tashmë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

“FSK është një trupë profesionale gjithpërfshirëse. Sot ne po bëhemi dëshmitar se FSK-ja po modernizohet me mjete ushtarake. Kjo tregon se kjo forcë po bëhet sipas kërkesave të NATO-s. Transformimi do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët tanë. FSK është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, e shqiptarëve, e serbëve e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”.

 

Ndërsa nga ana tjetër ministri i FSK Rrustem Berisha, tha se furnizimi me këto automjete do të mundësojë modernizimin e pajisjeve të FSK-së.

 

“Sot është një ditë e veçantë për ministrinë dhe për FSK-në sepse furnizimi me automjete taktike të cilat do të jenë në shërbim të FSK-së është e një rëndësie të veçantë që ndikon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Këto automjete të cilat po i prezantojmë sot mundësojmë modernizimin e pajisjeve të FSK-së që do t’i shërbejnë FSK-së në realizimin e misionit të saj”.

 

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me automjete ushtarake të cilat prodhohen në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *