Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se veprimet e Kosovës për transformimin e FSK-së janë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. Sipas kreut te shtetit, nuk do te këtë anje hap mbrapa, FSK do te transformohet ne ushtri.

 

Ditën e enjte është caktuar qe projektligji te hidhet për votim ne Kuvend, sic konfirmoi edhe kryeparlamentari Veseli.

 

Por, gjatë ditës së mërkurë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ambasada e SHBA-së në Kosovë, thanë se ‘shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo në mënyrë të njëanshme. Agjencia “Reuters” ne nje shkrim te saj e ka cilësuar kete qëndrim te partnereve me te rendesishem te Kosovës si nje shuplake ne fytyre përballe planeve per transformimin e FSK-se. Edhe Serbia ka reaguar ashpër per zhvillimet e fundit. Kryeministri Vuçiç gjate nje bisede te ndezur telefonike me presidentin Thaçi i ka bere atij te ditur se po shkel Kushtetutën dhe se Beogradi nuk do te beje sehir.

 

Projektligji parashikon ndryshimin e mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pritet qe ushtria te ketë 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe tre mijë rezervë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *