E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Fshihen detyrimet e bizneseve

Tre ligjet e fshirjes dhe faljes fiskale të aplikuara në vite nga qeveritë, kanë një të përbashkët. Në asnjë prej tyre nuk falen sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore.

 

Ligji i miratuar te mërkurën nga qeveria, parashikon faljen e çdo detyrimi deri në vitin 2010. Ndërsa nga 2011 deri në 2014, falen gjoba dhe kamatëvonesa me kusht pagesën e detyrimit. Pas këtij viti, çdo detyrim është në fuqi. Nuk falet asnjë nga rastet që është në proces gjyqësor. Ndërsa ata që janë në proces ankimi administrativ, duhet te heqin dorë nga ankesa, me kushtin që të përfshihen nga falja.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë