Subscribe

Të gjitha gjobat e vëna ndaj bizneseve në fund të muajit qershor nga sistemi E-sig do të fshihen. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i ministrisë së Financave Arben Ahmetaj, thotë se nuk do të ketë asnjë falje tjetër, përveç mosdorëzimit në afat të deklarimeve të të vetëpunësuarve. Rasti i 33 mijë gjobave të vëna sipërmarrjes, nuk ishte për faj të sistemit, por sepse bizneset nuk njihnin sistemin e ri.

“E vetmja specifikë ku sistemi ka gjeneruar gjoba për shkak të vonesës në deklarim, vetëm ai rast do të jetë pjesë e ligjit të faljeve. Për ata që sistemi i ri, në momentin e vendosjes në funksion, gjeneroi me të drejtë në bazë të ligjit gjobë për deklarim të vonuar.”

Ahmetaj sqaron se është rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe për nismën e faljes së detyrimeve. Deri në fund të vitit 2010-të borxhet që ka biznesi në tatime dhe dogana do të fshihen, ndërsa pas këtij viti nuk do të ketë falje, por vetëm një skemë lehtësuese ku nëse paguan të gjithë shumën të zbriten gjobat dhe interesat.

“Deri në 31 dhjetor të vitit 2010-të do të ketë fshirje të detyrimeve. Jemi duke analizuar shifër më shifër dhe kategori më kategori. Përtej 2010-ës, pra nga 1 janari i 2011-ës deri në 31 dhjetor 2014-të nuk ka falje, ka ofrimin e një mundësie si lehtësi për të paguar detyrimet. Në çfarë formati? Paguaj detyrimin, të flaet gjiba dhe interesi. Por paguaj detyrimin e plotë!”

Sa i përket përmirësimit të 32 vendeve të Shqipërisë në raportin “Doing Business”, Ahmetaj thotë se pavarësisht kësaj, qeveria qëllim në vetvete ka reformat dhe jo përmirësimin e pikëve në raporte. Ngjitjen në vendin e 58 ai e sheh si një reflektim të reformave të marra deri tani.

“Nuk është qëllim në vetvete të përmirësojmë renditjen. Përmirësimi i renditjes është një koseguencë e reformave, siç është sot që flasim. Ky përmirësim në Donig Business është si pasojë e reformave që kemi bërë”

Ditën e premte Ministria e Financave do të shpallë një konferencë për shtyp me Fondin Monetar Ndërkombëtar, prioritet për buxhetin e vitit 2017-të dhe fondin që do të vihet në dispozicion për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *