Një shtetas Italian i dënuar me 11.6 vite burg është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj.

 

Interpol Tirana në bashkëpunim me forcat e rendit prangosën shtetasin Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

 

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

 

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *