Një piton i gjatë 3 metra që fshihej në tualetin e një zyre në Tajlandë ka kafshuar organin gjenital të shtetasit Terdsak Kaeëpangpan.

 

45-vjeçari nga Bangkok u dërgua me urgjencë në spital pasi hoqi gjarprin me duar nga trupi i tij.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 8 nëntorit, në zyrën e tij në Bnagkok, në Tajlandë.

 

45 vjeçari ishte ulur në tualet në momentin kur pitoni i uritur e kafshoi atë.

 

Ulërimat e tij detyruan kolegët që të hidhnin poshtë derën e tualetit për ta ndihmuar që të shpëtonte nga zvarraniku.

 

Pas kësaj burri u dërgua në spital ku u trajtua me 15 qepje si pasojë e kafshimit.

 

Ai tha për mediat lokale se duhet të ishte treguar më I kujdesshëm pasi para dy muajsh kishte parë një gjarpër në tualetin e shtëpisë.

 

“Ndjeja diçka që kafshoi penisin tim. Kur pashë gjarprin, instiktivisht e kapa dhe e hoqa nga organi. Duhet të isha treguar më i kujdesshëm. Para 2 muajsh, pashë një gjarpër në tualetin e shtëpisë. Nuk ma merrte mendja që mund të më dilte sërish”,

 

Ekipi e kapësve të gjarpërinjve arriti të nxjerrë zvarranikun nga tualeti para se të kafshonte ndonjë njeri tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *