Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar edhe njëherë se ndeshja Shqipëria – Izrael do te luhet te shtunën e 12 nëntorit ora 20-45 ne “Elbasan Arena”. Ne faqen e saj zyrtare institucioni i futbollit ka bere te ditur se është detyruar te ndërhyrje pas zërave per shtyrjen e takimit per nje date tjetër. Ky lajm deklaron FSHF është i pavërtete dhe pa asnjë baze reale. FSHF rikonfirmon edhe njëherë se takimi do te zhvillohet ne Elbasan dhe ndërrimi i vendit eshte bere pas kërkesës se FIFA për arsye sigurie. Ne fakt gjithçka ka ardhur nga raportimet e mediave izraelite se ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk do te zhvillohej as ne Elbasan, por diskutohej shtyrja për ne nje date tjetër te vitit te ardhshëm. Kjo ka detyruar Federatën Shqiptare te mohoje një skenar te tille, duke bere thirrje t’i referohen qëndrimit te saj zyrtar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *