E premte, 18 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FSHF kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar

Ilustrim · Vizion Plus

Federata Shqiptare Futbollit po kërkon një sponsër për ndërtimin e stadiumit të ri.

 

Përmes një njoftimi për mediat FSHF ka bërë me dije se e drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

 

Sipas njoftimit të saj çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit. Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit. Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi  deri më datën 15 Gusht 2019. Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

 

Ndërkohë në lidhje me procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë FSHF bën me dije se do të njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh