E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FSHF e konfirmon: Ja emrat që do të mbajnë Tribunat e stadiumit të ri

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në media, Tribunat e stadiumit të ri kombëtar do të marrin emra ish lojtarësh të njohur dhe personalitetesh. Vendimi është marrë nga Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi

Më konkretisht emertimet e tribunave do të jenë si më poshtë.

 

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.

Reklamë


– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.


– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.


– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

 

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër, shton FSHF në njoftimin për mediat.

 

Ndërkohe është konfirmuar edhe marrëveshja mes Qendrës Sportive Kuq e Zi Sha, dhe kompanisë “Air Albania” dhe në këtë mënyrë impianti I ri do të mbajë emrin “Ai Albania Stadium” për një periudhë 5 vjecarë kundrejt një pagese të majme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë