Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës.  Për të gjithë “lojtarët tanë”, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Doktorët infeksioniste Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke i shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë. Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë Kombëtarja jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *