Subscribe

Pas debatit per hije dyshimi per një gare jo te ndershme  e te drejte, ne prag te zgjedhjes se presidentit, Federata Shqiptare është detyruar te ndërhyje për te shpjeguar anëtarësinë e shoqatave.

 

Gjithçka ka ardhur pas kontestimit te 8 shoqatave rajonale te futbollit amator qe nuk figurojnë te regjistruara ne gjykate.

 

Kjo sipas kontestimeve favorizon kreun aktual te FSHF Armand Duka qe ne zgjedhjet e reja te asamblesë me 66 anëtare e nisi garën me 8 vota plus.

 

Gara per kreun e ri te Federatës Shqiptare te Futbollit do te zhvillohet ne 7 shkurt. Deri tani zyrtarizimi ka ardhur nga presidenti aktual qe kërkon nje mandat te peste dhe politikani Bashkim Fino.

 

Ishte ky i fundit qe ne nje dalje per mediat e cilësoi jo te ndershme te drejtën e votës se 8 shoqatave rajonale te futbollit amator qe nuk ishin te regjistruara ne Gjykate, duke deklaruar se nuk do te lejoje votimin e tyre dhe dorëzimin e kësaj çështje ne Prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *