E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FSHF aplikon në UEFA për Superkupën 2020

Federata shqiptare e futbollit beri sot te ditur se ka depozituar zyrtarisht aplikimin e saj për organizimin e “UEFA SuperCup2020” në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Sipas FSHF grupi i punës pas përfundimit te dosjes se plote te dokumentacionit mbylli edhe gjithë praktiken e aplikimit.

 

Zyrtarisht, tashmë “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e superkupës së Europës për vitin 2020. Organizimi në kryeqytet i superkupës europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë.

 

Shumë shpejt “Arena Kombëtare” do të jetë gati si një vepër e madhe sportive kombëtare, dhe një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë. Ne rast se arena kombëtare do te fitoje te drejtën e organizimit te superkupes, ky eveniment do te transmetohet ekskluzivisht ne Tring qe ka fituar te drejtën e Champions League për tre vitet e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë