E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fshehu 25 refugjatë në furgon, arrestohet lezhjani

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Emigranti”, nga ku është arrestuar në flagrancë një peson që po transportonte 25 shtetas nga vendet e Lindjes.

 

Opoeracioni u zhvillua mbrëmjen e të enjtes, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të PKK, ndërsa është arrestuar shtetasi T. LL., 31 vjeç, banues në Lezhë.

 

Reklamë

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon të 31 vjeçarit, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

 

Enigrantët kishin si destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë