Subscribe

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është vënën nën hetim nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Ai akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

 

Në këtë mënyrë, SPAK ka pranuar kërkesën e PD, e cila një javë më parë kërkoi procedimin penal të Bushatit me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

 

“Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu”, njoftoi SPAK.

 

Pasuritë:

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.

Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.

Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *