Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë, ku një 22-vjeçar Elidon Basha mbeti i vrarë.

 

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shokun e tij, Klodian Kola, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

 

Po ashtu, po procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Konkretisht, ata kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe  kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

 

Po ashtu, gjendet edhe arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën 27-vjeçari nga pakujdesia plagosi mikun e tij. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.

 

Gjithashtu u gjetën motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore  si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *