E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Sociale

Fshatrat turistikë të Korçës vizitohen kryesisht nga të rinjtë

Edhe në kushte pandemie, Korça dhe fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës dhe Boboshticës, janë të kërkuar nga turistët vendas.

Ajo çfarë vihet re kohët e fundit është se fshatrat turistikë po frekuentohen më së shumti nga të rinjtë dhe më pak nga moshat e rritura.

Xheni Eski eksperte e turizmit dhe agrokulturës tha se tri janë arsyet kryesore që kohët e fundit, brezi i ri frekuenton Korçën: kulinaria tradicionale, muzika live në lokale, si dhe shëtitjet në natyrë në fshatrat turistikë.

Por duhet thënë se kërkesat në rritje e të rinjve për Korçën dhe zonat turistike edhe për ekspertët e turizmit është më e madhe në vjeshtë, dimër dhe pranverë, pasi në stinën e verës brezi i ri shtyhet më tepër drejt bregdetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë