Rastet e shqiptarëve që lënë vendin e tyre për hir të dashurisë nuk janë të pakta. E tillë është historia e Mira Spasenoska, e cila jeton në “fshatin e nuseve shqiptare” në Bërvënicë, ku rreth 70 vajza shqiptare janë martuar me djem maqedonas. E ftuar në emisionin “Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus, ajo tregon pse kjo zonë njihet si e tillë.

 

“Në komunën e Bërvënicës ka më shumë se 70 vajza shqiptare. Në përgjithësi, këto vajzat që janë në këtë komunë janë shumë mirë. Ka që janq martuar me mblesëri, ka që janë martuar edhe me dëshirën e tyre, ka dhe shumë vajza që kanë pasur fatin e keq që janë martuar dhe u ka vdekur burri dhe kanë mbetur me fëmijë vetëm, disa vajza janë kthyer se nuk I kanë pëlqyer burrat…”

 

Mirës I ka buzëqeshur fati dhe njohjen me bashkëshortin e saj e përshkruan kështu:

 

“Një shok I babit nga Tirana I ka të martuara në Tetovë dhe erdhi si mysafir te ne në Shkodër dhe më tha se ka dëshirë të marrë një vajzë në Shqipëri. U takuam , e vendosëm të martohemi për 2 muaj. Bëmë një dasmë të madhe dhe u adaptova shumë mirë me familjen e burrit. Pak e kisha të vështirë me gjuhën, por ia arrita ta mësoja shumë shpejt”.

 

Por si është përballur ajo me realitetin e ri larg nga atdheu i saj? Po fëmijët I flasin shqip dhe pse përflitet se është e ndaluar gjuha jonë në shkollat e kësaj zone?

 

“Kam dy çuna dhe dy vajza, bëj 17 vite që jam martuar. Jam priftëreshë, burrin e kam prift. Burri im është I mrekulleshëm, është I shkolluar, të gjithë më respektojnë. Fëmijët flasin shqip, betohem se nuk është e vërtetë që nuk I lejojnë”, thekson ajo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *