Subscribe

Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar Tiara dot ‘i presë festat e fundvitit me një atmosferë shumë festive. Në sheshin Skënderbej, shtëpizat e fshatit kanë nisur të vendosen bashkë me dritat shumëngjyrëshe.

 

Ashtu siç po ndodh në të gjithë botën, qytetet po përgatiten për t’i filluar pak më herët festat. Berlini, Londra, Nju Jork-u kanë filluar të zbukurohen që në fund të tetorit. Me kërkesën e shumë fëmijëve në Tiranë, të cilët na kanë kërkuar që festat të zgjasin një çikë më shumë, në pamundësi që t’i zgjasim në janar, po i fillojmë pak më herët sepse besoj që fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar gjatë gjithë sezonit të festave tona kombëtare, por edhe ato të Vitit të Ri. Kemi filluar vendosjen e “Fshatit të festave” në Tiranë, do të kemi shumë artizanë, gatime tradicionale, por përfitojmë edhe nga fluksi i madh i turistëve që kanë ardhur në Tiranë.

 

Kreu i Bashkisë ftoi edhe shqiptarët nga trevat shqipfolëse e diaspora që pushimet e fundvitit t’i rezervojnë në Tiranë, ku do të gjejnë një atmosferë mjaft festive.

 

Do të rezervojmë një pjesë të sheshit për aktivitete kulturore; do të jetë banda e qytetit, ansamblet e këngëve dhe valleve, muzikë popullore, klasike dhe moderne. Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të kemi një festë në shesh. Ju presim të gjithëve në sheshin “Skënderbej”, sheshin e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, por gjithë ata që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, nga diaspora, për të kaluar pushime jo vetëm më të gjata, por edhe më të bukurat ndonjëherë në qytetin e Tiranës.

 

Veliaj theksoi se festa nis nga kjo fundjavë, kur do të bëhet edhe ndezja e pemës së Vitit të Ri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *