Pasi dështoi me kultivimin e Sherebelës, çmimi i secilës ra ndjeshëm, Zija Keshi nga Maqellara e Dibrës, vendosi të kërkonte për një bimë tjetër fitimprurëse. Në vitin 2014 ai ndërtoi parcelën me Aronia, një bimë me një frutë me vlera kurative.

 

Aronia konsumohet në disa forma, duke e ruajtur atë të njomë të ngrirë në frigorifer, të thatë apo dhe lëng.

 

Fermeri Zija Keshi jep edhe konsulencë për të gjithë ata që duan të kultivojnë Aronian. Në fermën e tij gjen edhe bimë të tjera të rralla.

 

 

Kultivuesi thotë se ka nevojë për mbështetje në mënyrë që të zgjerojë fermën.

 

Përfitimet e Aronias janë të shumta si në përmirësimin e qarkullimit dhe forcimin e enëve të gjakut, ndikon në sistemin tretës, luan rol kundër inflamacioneve dhe viruseve apo edhe kundër infeksioneve urinare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *