Fruthi vjen edhe në Shqipëri. 11 fëmijë  janë shtruar ne spital me këtë  sëmundje ndërsa sot është shënuar edhe rasti i pare tek te rriturit.

 

Këto janë fotot e një te riu 25- vjeçar nga Tirana i cili pas vizitës ne spitalin infektiv rezultoi me fruth. Mësohet se para dy javësh ai kishte udhëtuar ne Maqedoni, një nga vendet e prekura nga sëmundja.

 

Gjate e kësaj periudhe i riu  kishte dobësi trupore, temperature, te përziera deri ne shfaqjen e pikave te kuqe ne trup qe e detyruan ti drejtohet spitalit. Mjeku infeksionit ne qendrën spitalore, Pellumb Pipero, i kontaktuar nga Vizion Plus thotë se 25 vjeçari është shtruar dhe është nen mbikëqyrje. I prekuri me fruth është i datëlindjes 1993. Edhe me herët mjeket kane bere apel qe te lindurit ne vitet 1980-1999 te rivaksinohen për shkak te problemeve qe janë konstatuar këtë periudhe me vaksinën e fruthit.

 

Sa i përket 11 fëmijëve te prekur me fruth, ata janë te gjithë te pavaksinuar. Vitet e fundit prindërit shtyjnë vaksinën e fruthit ose refuzojnë ta bëjnë për shkak te debatit mbarëbotëror se ajo nxit autizimin. Fruthi behet ne dy doza, ne moshën 1 dhe 5 vjeçare.

 

Një i sëmurë me fruth arrin te infektoje 12 persona te tjerë. Sëmundja nis si grip por është shume me e rrezikshme deri dhe vdekjeprurëse.  Mjeket bëjnë apel për vaksinimin e fëmijëve ndërsa institucionet arsimore nuk duhet te pranojnë fëmijë te pavaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *