E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Fruthi prek dhe të vaksinuarit

Fruthi prek edhe fëmijët e vaksinuar. 3 raste janë konstatuar deri tani me fruth tek nxënësit e shkollave, mbi moshën 10 vjeç, te cilet i kane kryer te dy dozat vaksinës.

Specialiste te shëndetit publik pranojnë prekjen e fëmijëve te moshës shkollore. Ata thonë se kjo ndodh ne raste shume te veçanta, kur trupi edhe pse i vaksinuar nuk krijon mbrojtje nga sëmundja. Megjithe specialistet jane duke verifikuar kartelat e vaksinimit per këto raste.

Nderkohe epidemia e fruthit po përhapet me shpejtësi. 162 ka shkuar numri i prekurve, ku pjesen me te madhe e zene fëmijët e pavaksinuar te moshës nen dy vjeç.

 

Permes nje deklarate per median Ministria e Shendetesise deklaron se po merren masat per kontrollin dhe eliminimin e shpërthimit te epidemisë. Ne qendrën spitalore, ne infektivin e te rriturve dhe ne pediatri, jane ngritur pavijonet e izolimit ndërsa po monitorohet  situata ne spitalet e rretheve.

 

Edhe ne qendrat shëndetësore vijon vaksinimi i fëmijëve te cilet nuk e kane kryer ketë injeksion, si dhe tek te rriturit e lindur ne vitet 80-90 ku jane konstatuar probleme me sistemin e vaksinave.

 

Deri tani janë kryer 10 mije doza vaksine kryesisht tek moshat pediatrike.

Ministria e Shendetesise ben apel per rivaksinimin e te rriturve pasi nje doze nuk shkakton probleme apo komplikacione, por vetre mbrojtje nga sëmundja infektive.

 

Ndërkohe Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian. Sëmundja ka prekur  21,300  persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017.

Ndërsa kete vit epidemitë e fruthit kane prekur 1 ne 4 vende europine.

Ne vendin tone rasti i pare me fruth u identifikua ne janar, i importuar nga Kosova. Deri tani kane humbur jetën dy foshnja te moshës nen 1 vjeç

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video