E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Frroku kërkon anulimin e gjykimit të shkurtuar

Ish-deputeti kristian-demokrat, Mark Frroku ka ndërruar mëndje lidhur me kërkesën e bërë më datë 11 maj 2016 per gjykim të shkurtuar. Edhe pse u pranua nga trupi gjykues Frroku, nëpërmjet avokatit kërkoi prishjen e vendimit për gjykimin e shkurtuar, pasi në disa akte te Prokurorise nuk janë paraqitur identitet e dëshmitarëve për vrasjen e Aleksandër Kurtit. Nga ana tjetër edhe Prokuroria kërkoi revokimin e gjykimit të shkurtuar, deri sa i pandehuri nuk pranon nje gje te tille. I gjendur në këto kushte, trupi gjykues, pranoi përsëri gjykimin normal. Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në belgjikë në vitin 1999, si dhe për ndërtim të paligjshëm e fshehje të pasurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë