Subscribe

“Frika më e madhe e Frontex është përballja e Shqipërisë me një fluks emigrantësh të paligjshëm pasi vetëm ne 4 muajt e parë të 2019-ës statistikat tregojnë se më shumë se 2800 emigrantë nga Afganistani apo Siria kanë hyrë në territorin shqiptar me destinacion final zonën Shengen”.

 

Në pikën e kalimit kufitar Kakavijë janë vendosur 21 oficerë të Frontex ndërsa 29 të tjerë në Kapshticë.

 

Gjatë paradites dy oficerë të policisë Gjermane kontrollojnë gjithë perimetrin ndërsa një tjetër kalon në “sitë” dokumentet që dyshohen të falsifikuara.

 

Puna vështirësohet edhe më shumë gjatë natës.

 

Tashmë radhën e turnit e kanë oficerët Çek dhe ato Austriak.

 

Kufiri i gjelbër është një sipërfaqe qindra hektarësh ku vetëm pajisjet speciale mund të gjurmojnë trafikantët apo grupet e emigrantëve.

 

“kjo është një pikë e nxehtë sa i takon rrugë kalimit të emigrantëve. Nga hetimet rezulton se ata qëndrojnë buzë lumit deri sa të errësohet dhe në këtë mënyrë kanë më shumë mundësi të kalojnë në territorin shqiptar”.

 

Pikat e kalimit kufitar Kakavijë kufizohen me disa fshatra grek. Kalimi nëpër “skutat ” e këtyre zonave mund të bëhet vetëm me mjete të larta për shkak të terrenit malor.

 

“Posta e mullirit të vjetër pranë fshatit Radat është një tjetër pikë me risk e kalimit të emigrantëve. Kjo pikë po patrullohet nga oficerë austriakë të Frontex ne bashkëpunim me policë kufitarë shqiptarë ”.

 

Në fokus të punës së Frontex krahas ndalimit të klandestinëve është edhe lufta e trafikut të narkotikëve apo armëve ndërsa në bazë në marrëveshjes me qeverinë shqiptare parashikohet që në varësi të situatave përveç 50 oficerëve të dislokuar mund të vijnë edhe oficerë të tjerë shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *