Subscribe

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në policinë e shtetit Eduart Merkaj, në një intervistë për Vizion Plus tregon detajet e operacionit të përbashkët me oficerët e FRONTEX në kufirin shqiptaro-grek.

 

“Patrullat do jenë të organizuara në 3 persona që do jenë ne një mjet, 2 oficerë të Frontex dhe një shqiptarë qe do komunikojnë në të njëjtën gjuhë, (anglisht), ata kanë sjellë me vete mjete me bashkëkohore se tonat siç janë 3 furgonë të cilët kanë të instaluar radarë dhe 2 prej tyre në përfundim të operacionit do ti dhurohen policisë shqiptare te kufirit”

 

Krahas trafiqeve, fokusi kryesor do të jetë ndalimi i emigrantëve të paligjshëm, të cilët nga statistikat rezultojnë se kanë riaktivizuar lëvizjen e tyre duke përdorur territorin shqiptar.

 

“Per 4 muajt e parë të 2019 ka një rritje prej rreth 27 % më shumë se për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2015 pati një fluks, në 2016 ra numri por në vitet e tjera 2017, 2018 dhe tani ka një rritje te numrit.”

 

Ndërsa pranoi se policia e kufirit ka të nevojshme shtimin e numrit të efektivëve, Merkaj hodhi poshtë zërat se FRONTEX erdhi në Shqipëri pasi vendi ynë nuk menaxhon dot kufijtë.

 

“Kjo nuk është një marrëdhënie që Frontex erdhi pasi ne nuk bëjmë dot punën tonë. Është një marrëdhënie e vazhdueshme që ne kemi pasur, por jo të kësaj përmase konkrete me këtë operacion. Ka disa vite që oficere te Frontex janë në pikat tona kufitare ne rolin e vëzhguesit.”

 

26 oficerë të policisë kufitare që njohin mirë gjuhën angleze janë transferuar prej së mërkurës në dy pikat e kalimit me Greqinë për të patrulluar kufirin e gjelbër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *