E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Frontex “digë” për refugjatët, 120 sirianë kthehen pas në Greqi

Frontex dhe policia kufitare shqiptare kanë ndaluar gjatë hyrjes në territorin e vendit tonë 120 klandestinë sirianë.

Ky është bilanci I operacioneve për kontrollin e kufirit me Greqinë nga datat 1-11 qershor për refugjatët e kapur që hyjnë ilegalisht në rrugë tokësore.

Burime të policisë bëjnë me dije se klandestinët vazhdojnë të shfrytëzojnë kushtet e mira të motit dhe hyjnë grupe-grupe nga vendi fqinj për në territorin shqiptar.

Policia kufitare dhe forcat mbështetëse të Frontex që kanë forcuar masat e kontrollit i kapin klandestinët kryesisht pranë fshatrave Vërlen e Trestenik në Devoll.

Reklamë

Nga 120 refugjatët sirianë të kapur në nië periudhë gati 10 ditore, ka të dhëna se 80 prej tyre janë rikthyer vullnetarisht në Greqi.

Të gjithë klandestinët e kapur I nënështrohen procedurave të marjes në pyetje, dhe më pas pjesa më e madhe e tyre ose deportohen nën mbikqyrjen e policisë ose rikthehen vullnetarisht në vendin fqinj.

Që nga ardhja e efektivave të Fronteks nga data 24 maj rezultojnë 216 refugjatë sirianë të ndaluar në zonën e Devollit të sipërm në kufirin tokësor me Greqinë.

Me përjashtim të refugjatëve familjarë, me probleme shëndetësore që bindin për motivet e azilit të përkohshëm në Shqipëri, pjesa më e madhe rikthehen në kampet që janë ngritur për ata në Greqi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë