Gjatë ditëve të fundit, Durrësi ka qenë qyteti me më shumë raste ditore. Situata në qytet është e frikshme pasi është e vetmja zonë e kuqe momentalisht që regjistron numra të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve.
Këtë të mërkurë, nga 15 raste, 13 i takonin Durrësit. Të hënën gjithsej ishin dy raste në të gjithë vendin dhe të dy ishin sërish në Durrës.
Edhe të dielën u regjistruan 13 të infektuar vetëm në qytetin bregdetar dhe asnjë rast në qytetet e tjera.
Pra, Durrësi është kthyer në një vatër infeksioni me 44 raste aktive që ka. Në vend të parë për numrin e rasteve aktive qëndron Tirana me 57 të tillë.





