E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Bota

Frikë për shëndetin mendor/ Ulen shifrat e të prekurve me COVID-19 në Itali e Spanjë

Commuters wear face masks to protect against the spread of new coronavirus as they walk along a street in Beijing, Thursday, April 9, 2020. China's National Health Commission on Thursday reported dozens of new COVID-19 cases, including most of which it says are imported infections in recent arrivals from abroad and two "native" cases in the southern province of Guangdong. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Këtë të premte Spanja ka regjistruar bilancin më të ulët të viktimave dhe infeksioneve të reja në një muaj, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm. Pas Gjermanisë, Spanja është vendi i dytë në botë që ka regjistruar më shumë të shëruar, duke i kaluar 92 mijë.

Reklamë

Edhe në Itali ka një rënie të dukshme të kurbes dhe qeveria po përgatit planin e hapjes graduale që do të nisë nga data 4 maj. Izolimi i Italisë konsiderohet më i rrepti dhe me kohëzgjatjen më të madhe krahasuar me shtetet e tjera.

Kjo situatë sipas mjekëve ka shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin mendor. Organizata botërore e shëndetësisë gjithashtu paralajmëron se efektet e karantinës mund të ndikojne në rritje të depresionit, varësisë nga alkooli dhe përdorimit të drogave të dëmshme si dhe sjelljet vetëvrasëse.

Edhe tek fëmijët situata paraqitet tejet shqetësuese. Ekspertët këshillojnë që kujdesi ndaj shëndetit mendor të jetë prioritet. Nga kjo e hënë, Spanja do të lejojë fëmijët që të dalin nga shtëpitë duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit social.

Ndërkohë  në Britaninë e Madhe, ekspertët paralajmërojnë se kulmi i shpërthimit të pandemisë nuk ka kaluar ende. Shtimi i testimeve është një nevojë urgjentë por qeveria nuk ka mundur të zgjerojë kapacitetet. Vendi gjendet në izolim total dhe rihapja ende nuk mund të konsiderohet.

Ndryshe ndodh në Suedi, i vetmi vend që nuk ka aplikuar izolimin si vendet e tjera por po zbaton strategjinë e marrjes së përgjegjësisë individuale. Dyqanet, baret dhe restorantet janë të hapura dhe ndalohen grumbullimet me më shumë se 50 njerëz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë