Subscribe

Shpërthimi i një krateri të vullkanit Etna në Itali, ku u lënduan 10 persona pak ditë më parë ka shkaktuar probleme edhe për fluturimet. Aeroporti i Catanias qëndroi për disa orë i mbyllur, për shkak të hirit vullkanik, qe kishte rënë në pistë.

 

Gjatë natës së të premtes dhe orët e para të mëngjesit u ndaluan fluturimet për të bërë të mundur pastrimin e pistës. Që nga mesdita e kësaj te shtune ato kanë rinisur. Përsa i përket uljeve, ato janë kufizuar vetëm në pesë avionë në ore.

 

Vullkani Etna është riaktivizuar prej disa ditësh dhe llava e dalë nga krateri rrezikoi jetën e disa turistëve dhe një grupi xhirimi të rrjetit BBC. Autoritetet italiane megjithatë, thanë se nuk ka rrezik për banorët e zonave pranë tij. Spektakli i krijuar prej vullkanit ende aktiv vijon te tërheqë qindra vizitore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *